Aktori shqiptar rigjen pas 30 vjetësh dashurinë me shoqen e klasës!

Mediale Vip

Aktori shqiptar rigjen pas 30 vjetësh dashurinë me shoqen e klasës!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 08:15
Herion Mustafaraj me vajzen e tij

Ka qenë i ftuar tek  “Rudina”, dhe aty, Herion Mustafaraj u rrëfye sa mbi jetën profesionale, ashtu edhe atë personale. E ashtu siç vjen biseda me Rudinën, dolën dhe ca detaje që nuk i kishim ditur më parë. Aktori tregoi se është në një lidhje dashurie me ish shoqen e tij të klasës në shkollën e mesme.

Pas 30 vjetësh, ata kanë rigjetur njëri –tjetrin. Duket dashuria e pakonsumuar kishte qenë gjithmonë aty.

“Unë, që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30-vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe, si të thuash, edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja,” ka thënë Herioni.

Martesa e tij e mëparshme mori fund pas 13 vjetësh, ndersa është baba i nje vajze mjaft simpatike, Dea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat