Bufi tallet me “njohjen” e Xhamajkës: Kush të mundet bëjani follow dhe pas 5 minutave unfollow

Mediale Vip

Bufi tallet me “njohjen” e Xhamajkës: Kush të mundet bëjani follow dhe pas 5 minutave unfollow

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:12
Fatmir Spahiu

Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka marrë lajmin nga ambasadorja në SHBA-ve, Vlora Çitaku, se Xhamajka ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet të pavarur.

Por mëngjesin e sotëm, Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith ka thënë se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Në lidhje më këtë, ka reaguar aktor Fatmir Spahiu, i njohur ndryshe si “Bufi”.

“Kush te mundet follow naj Xhamajkajani dhe pas 5 min unfollow dhe unfriend. Fillojme tash…”, thuhet në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat