Baby G tregon figurën trupore me pozat nga pushimet

Mediale Vip

Baby G tregon figurën trupore me pozat nga pushimet

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Baby G

Ndërkohë që i ka shijuar pushimet, Baby G i ka mbajtur të informuar fansat e saj për çastet e këndshme që po kalon.

Duke i shfrytëzuar profilet e saja në rrjetet sociale, këngëtarja i ka publikuar një sërë fotografish duke vënë në plan të parë dukjen e saj.

Ndërsa gjatë fundjavës, Gordana Kingji (emri i vërtetë i Baby G) ka vendosur të sjellë disa fotografi, në të cilat paraqitet me bikini.

Në njërin prej imazheve të postuara, ajo shfaqet duke lexuar, ndërsa në përshkrim ka treguar se ky ishte libri i tretë që e kishte lexuar gjatë udhëtimit të saj.

Ndërsa në fotografitë tjera, paraqitet duke u argëtuar në pishinë. “Je mjaftueshëm e fortë për t’ia nisur nga e para”, është përshkrimi që ka zgjedhur.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

You are strong enough to start again ?

A post shared by BabyG ?? (@babygee) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat