Mësohet arsyeja e vizitës së Alketa Vejsiut në ‘Mediaset’

Mediale Vip

Mësohet arsyeja e vizitës së Alketa Vejsiut në ‘Mediaset’

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:36
Alketa Vejsiu

Moderatorja ishte në Itali këtë fund-javë.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka postuar një foto në rrjete sociale, teksa shfaqjet përballë një ndër  medieve më të fuqishme në Itali, Mediaset.

Të gjithë e kanë pyetur nëse ajo do të jetë pjesë e ndonjë programi televiziv italian, por moderatorja ka preferuar ta mbajë të fshehtë për momentin, duke e lënë surprizë.

Alketa më pas ka postuar një video, e gjendur brenda Mediaset, në një nga spektaklet më të ndjekura italian “Striscia La Notizia”.

“Vizitë turistike në kroçerën Mediaset! Muzeu “Striscia La Notizia”. Canale 5. Në Shqipëri kemi tre emisione të ngjashme të Striscia! Doja të shikoja origjinalin! Faleminderit skuadrës Striscia për guidën. Studiot origjinale te programit investigativ qe e kemi ne 3 versione te ndryshme ne Shqiperi!”- shkruan moderatorja në profilin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat