Harry dhe Meghan duan të blejnë një shtëpi shtatë milionë dollarëshe në Kaliforni

Mediale Vip

Harry dhe Meghan duan të blejnë një shtëpi shtatë milionë dollarëshe në Kaliforni

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:26
Princ Harry dhe Meghan Markle

Pak më shumë informacione kanë dalë në lidhje me planin e zhvendosjes së Princit Harry dhe Meghan Markle në Amerikën e Veriut.

Dyshja kanë kaluar shumë kohë në ishullin Vancouver (përfshirë këtu një rezidencë prej 14 milion dollarë atje) dhe ka raporte që ata do ta mbajnë Frogmore Cottage kur të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Por, siç po raportohet ata po mendojnë gjithashtu për një vend në Malibu, California.

Image

California është vendi ku jeton nëna e Meghan, Doria Ragland. Daily Mail ka fotografitë e rezidencës prej 7 milionë dollarësh që çifti raportohet se po e shikojnë për ta blerë.

Është në një gadishull të vogël, i cili është i rrethuar me pemë dhe ka një pamje mahnitëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat