Vesa Luma tregon se DJ Regard është artisti më i dëgjuar në Zelandën e Re

Mediale Vip

Vesa Luma tregon se DJ Regard është artisti më i dëgjuar në Zelandën e Re

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:11
Vesa Luma, DJ Regard

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, tash e disa vite është e martuar me reperin Big Basta dhe çifti së bashku jetojnë në Zelandën e Re.

Duke qenë se dita ditës dëgjojmë se shqiptarët po korrin sukses në fusha të ndryshme në botë, i tillë është edhe artisti i radhës që po ua prezantojmë.

Bëhet fjalë për Dardan Aliun i njohur si DJ Regard, artistin shqiptar që është duke shënuar sukses në Evropë e jo vetëm.

Për këtë të fundit, këngëtarja Luma ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare, Instagram një lajm duke treguar se është artisti më i dëgjuar i muajit në Zelandën e Re.

“Dj më i dëgjuar këtë muaj dhe është shqiptar. Krenare”, ka shkruar Vesa në postimin e bërë në rrjetet sociale teksa shihet që dëgjon muzikën e Dj-të shqiptar.

Vesa përndryshe ditë më parë solli një sërë shkrimesh në rrjetet sociale, gjersa reagoi pas rastit të ‘Quaden’ dhe zbuloi se në shkollë fillore ishte pre e bulizmit.

Ajo po ashtu në këto shkrime vjen me mesazhin se të gjithë njerëzit jemi njësoj dhe si të tillë duhet të trajtohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat