Koronavirusi izolon Tom Cruisen në Venecia

Mediale Vip

Koronavirusi izolon Tom Cruisen në Venecia

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 22:23
Tom Cruise

Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Cruise, është detyruar të izolohet në një hotel luksoz në Venecia.

Ai ishte atje për të bërë xhirimet për filmin “Misionit: Impossible 7”, por këto xhirime u ndërprenë  pas një shpërthimi të koronavirusit në Itali, ka bërë të ditur gazeta e njohur britanike Daily Mail.

Aktori dëshironte të fillonte xhirimet në disa nga pjesët më piktoreske dhe më të njohura të qytetit lundrues, por xhirimet u bllokuan, pasi autoritetet vendosën një bllokim total të të gjihë aktiviteteve, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të sëmundjes vdekjeprurëse.

Ylli i Hollivudit kishte parashikuar që të merrte një gondolë nëpër kanalet e lashta të qytetit dhe të xhironte disa skena në sheshe të ndryshme mesjetare, që janë gjithashtu pamjet turistike të njohura.

Cruise, i cili mbërriti në Venecia më 20 shkurt, tani është izoluar në Hotelin luksoz “Gritti Palace” deri më 1 Mars, në pritje të një vendimi për të ardhmen e projektit. Raportet fillestare tregojnë se askush në kast dhe ekuipazh nuk është infektuar.

Ndërprerja e xhirimeve vjen, pasi Italia konfirmoi vdekjen e gjashtë në pjesën veriore, në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, ndërkohë që gjithashtu deri tani janë regjistruar 219 raste të të prekurve nga virusit, deri tani numri më i madh jashtë Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Misioni: Impossible 7, i cili do të drejtohet nga Christopher McQuarrie, është vendosur që premierën ta ketë në verën e 2021-shit, por ndalimi i sotëm i xhirimet mund të vonojë daljen.

Luca Zaia, Presidente e Rajonit të Venetos, urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave dhe muzeve dhe anuloi të gjitha ngjarjet kulturore, sportive dhe publike, duke përfshirë edhe karnavalet me famë botërore të Venecia.

Të hënën, një avion pasagjerësh italian u mbajt në Mauritius për shkak të shqetësimit për përhapjen e sëmundjes, me dhjetëra pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto – dy rajonet me prekjen më të dobët të Italisë – u tha të ktheheshin në shtëpi ose të përballeshin me karantinën në shtetin e pozicionuar në Oqeanin Indian, tha linja ajrore Alitalia.

Dyzet nga 224 personat në bord zgjodhën përfundimisht të ktheheshin në shtëpi në Italinë veriore, ku 50,000 njerëz janë vendosur nën masa të forta sigurie në një përpjekje drastike për të minimizuar efektet e virusit.

Ende nuk është e qartë nëse ndonjë pasagjer ose ekuipazh tjetër u mbajtën në karantinë në Mauritius, pasi raportet fillestare thanë se rreth 30 persona të tjerë nga rajonet e prekura kishin qenë në aeroplan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat