Sa kushtoi unaza me të cilën i propozoi së dashurës? Olsi Bylyku tregon të vërtetën

Mediale Vip

Sa kushtoi unaza me të cilën i propozoi së dashurës? Olsi Bylyku tregon të vërtetën

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 06:42
Olsi Bylyku me te dashuren

Ishte një ditë speciale për Olsin dhe të dashurën e tij në shtatorin e vitit të kaluar. Në një festë surprizë, enkas për ditëlindjen e Eglit, Olsi kishte menduar edhe proprozimin klasik për të. Madje, edhe një unazë speciale mbi një biftek “floriri”.

22-vjetori i partneres së Olsit, organizuar enkas nga aktori i njohur i humorit, nuk mund të ishte më i bukur se aq. Darka me të dyja familjet tregoi edhe zyrtarizimin e lidhjes së çiftit, por qershia mbi tortë ishte pikërisht unaza e fshehur në një pjatë me biftek.

Pasi postoi këtë foto në Instagramin e saj, Egli shkroi përbri: “Një unazë floriri me gur safiri mbi një biftek prej ari. Olsi Bylyku, çfarë kam bërë për të të merituar?”

Po sa ka kushtuar ajo unazë? Olsi e tregoi vetëm sonte të vërtetën nga skena e Piter Panit. Pas një morie pyetjesh nga fëmijët e anijes së famshme, Olsi nuk shpëtoi dot as nga pyetja për vlerën e unazës, me të cilën ai i kishte propozuar Eglit.  

I zënë ngushtë, Olsi tha, më në fund: “Unë as nuk jam martuar, as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf. Se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë, e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lekë. E mora me reklamë”, – tha Olsi me të qeshur.

Pa lekë vërtet? Apo kjo ishte përgjigje “me stil” për t’iu shmangur së vërtetës. Ehhh....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat