Pas largimit nga Mbretëria, Princ Harry kthehet në Angli

Mediale Vip

Pas largimit nga Mbretëria, Princ Harry kthehet në Angli

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:52
Princ Harry

Princ Harry është rikthyer në Britani, për të kryer angazhimet e fundit zyrtare si anëtar i familjes mbretërore.

Duka i Sussex është fotografuar në stacionin e Edinburgh, i veshur me një kapele bejsbolli dhe xhinse, dhe kjo vizitë vjen për shkak të pjesmarrjes në një konferencë që promovon pushimet me në thelb mbrojtjen e natyrës.

Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan do të marrin pjesë në disa evente javën e ardhshme, angazhime këto të parat që nga momenti kur deklaruan largimin nga Pallati Mbretëror dhe zhvendosjen në Kanada.

Javën e ardhshme, çifti do të marrë pjesë në eventin e “Endeavour Fund Awards” në 5 Mars në Londër, ndërsa vëllai i tij princ William dhe Kate Middleton ndodhen në Irlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat