Dhurata Dora dhe Azet përfundojnë xhirimet e klipit, bashkëpunimi i tyre i ri do të publikohet sot

Mediale Vip

Dhurata Dora dhe Azet përfundojnë xhirimet e klipit, bashkëpunimi i tyre i ri do të publikohet sot

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 08:05
Dhurata Dora dhe Azet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka paralajmëruar tash e sa kohë se do të sjell një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.

Kënga ka përfunduar së incizuar, teksa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram disa fotografi nga xhirimet, ku ndër të tjerash kanë bërë të ditur edhe orarin e publikimit të projektit të tyre të ri muzikor.

Kënga do të jetë e disponueshme për publikun sot në orën 23:59.

Ky është bashkëpunimi i parë i Azetit me një këngëtare shqiptare, teksa Dhurata ka pasur bashkëpunim edhe më parë me emra të njohur jashtë trojeve shqiptare.

Vitin e kaluar, ajo solli një bashkëpunim me reperin algjeriano-francez, Soolking, “Zemër”, e cila u prit mirë nga publiku dhe mori miliona klikime në kanalin YouTube.

Mbetet të shihet nëse Dhurata do ta përsërisë suksesin e “Zemër” me bashkëpunimin e ri që do ta sjellë me Azetin sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat