Qentë e Dua Lipës “flasin” shqip

Mediale Vip

Qentë e Dua Lipës “flasin” shqip

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:29
Dua Lipa me qentë

Revista e famshme botërore e modës, Vogue, ka bërë një mini-serial me Dua Lipën, ku ajo shihet duke e jetuar fantazinë e saj të pop yllit në koleksionet më të mira të veshjeve nga New York Fashion Week.

Mirëpo, përveç bukurisë së saj dhe aftësisë për aktrim, ajo çka bie në sy në këtë video të postuar në Youtube është edhe momenti kur këngëtarja prishtinase ulet në tavolinë dhe dy qentë që e shoqërojnë fillojnë të “flasin” shqip.

“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, “Nuk po më shikon më si më parë”, “Po më mahnitë Dua”, janë shprehjet që dëgjohen në gjuhën tonë në këtë video që në pak orë ka grumbulluar rreth 70 mijë klikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat