Arnold Schwarzenegger padit kompanë ruse të robotëve

Mediale Vip

Arnold Schwarzenegger padit kompanë ruse të robotëve

Më: 5 mars 2020 Në ora: 17:46
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger padit prodhuesin rus të robotëve me 10 milionë dollarë mbi përdorimin e “Arnie android” për të promovuar kompaninë.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ngriti një proces gjyqësor prej 10 milionë dollarësh kundër prodhuesit rus të robotëve “Promobot” të mërkurën, për përdorim të vazhdueshëm të ngjashmërisë dhe zërit të tij për modelin e tyre Robo-C për të promovuar kompaninë, shkruan DailyMail.

Sipas TMZ, fituesi Golden Globe, 72-vjeçar dëshiron një vendim që bllokon Promobot të përdorë ‘Arnie android’ të tyre, i cili u shfaq në Show Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas më 8 janar.

Në nëntor, bashkëthemeluesi i Promobot, Oleg Kivokurtsev u shfaq pranë ‘robotit’ me dukje të Schwarzenegger , ‘Robot Clone’ të palicencuar gjatë një interviste promovuese në CTV News.

Sipas faqes së internetit të Promobot, Robo-C kushton rreth 25 mijë dollarë dhe mund të bëhet që të “duket si çdo njeri në tokë” (përfshirë Albert Ajnshtajnin) dhe “tregon më shumë se 600 variante të shprehjeve të fytyrës njerëzore”.

Procedimi gjyqësor i Arnold po konsiderohet ironik duke marrë parasysh që ai e ndërtoi tërë karrierën e tij duke portretizuar ‘organizmin kibernetik’ T-800 tek Terminator që përfshin vitet 1984-2019, i cili ka mbledhur 2.1 miliardë dollarë.

Beteja ligjore e yllit erdhi pasi njoftoi për anulim të premierës për shkak të koronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat