Roza Lati heq dorë nga emisioni: Asgjë nuk duhet të jepet falas në këtë jetë, as në televizion

Mediale Vip

Roza Lati heq dorë nga emisioni: Asgjë nuk duhet të jepet falas në këtë jetë, as në televizion

Më: 7 mars 2020 Në ora: 07:02
Roza Lati

Moderatorja Roza Lati ka vendosur të heqë dorë nga emisioni i ri që do të sillte pasi dëshiron të fokusohet tërësisht në "Why Not".

Për këtë ndryshim në moment të fundit, Roza bëri me dije në Instagram se "asgjë nuk duhet të jepet falas në këtë jetë dhe as në televizion."

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur që moderatorja zgjodhi të tërhiqej.

Reagimi i plotë i Roza Latit

Më duhet t’ju lajmëroj për një ndryshim.

Instikti im më thotë që MISIONI dhe EMISIONI im… është WHY NOT SHOW. Jam e fokusuar gjithë sezonin te programi im. Dhe për arsye personale, jam tërhequr nga projekti për të cilin dhashë kaq shumë energji pa filluar akoma.

Asgjë nuk duhet të jepet falas në këtë jetë, dhe as në televizion. Të duhet mund dhe djerse balli për të arritur suksesin.

Do jem gjithmonë e përkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam tërhequr nga gjithcka tjetër. Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat