Vdes aktori i njohur në moshën 38-vjeçare

Mediale Vip

Vdes aktori i njohur në moshën 38-vjeçare

Më: 7 mars 2020 Në ora: 20:55
Nicholas Tucci

Aktori vdiq pasi humbi betejën me kancerin.

Aktori, Nicholas Tucci ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 38-vjecare, pasi luftoi me kancerin, ai e kishte fshehur sëmundjen e tij nga fansat, shkruan Mirror.

Nicholas kishte dashur të vazhdonte karrierën e tij, kështu që i kishte mbajtur private problemet e tij shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e dha babai i Nicholasit.

“Për shokët e Nicholas Tucci, Unë jam Alexander Tucci, babai i Nocholasit. Të enjtën, me 3 mars, Nick ka vdekur në Spitalin e Kancerit Smilow në New Haven, Connecticut”, tha ai.

Më tutje vazhdoi se Nick zgjodhi ta mbante sëmundjen e tij private në mënyrë që të mund të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e tij profesionale dhe artistike për një kohë sa më të gjatë.

Nick ishte i njohur për rolet e tij në You’re Next dhe Channel Zero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat