Si po e kalon karantinën në shtëpi Chiara Ferragni!

Mediale Vip

Si po e kalon karantinën në shtëpi Chiara Ferragni!

Më: 10 mars 2020 Në ora: 22:24
Chiara Ferragni me djalin e vogël Leo, me qenushen Matilda

Karantina në Itali është në fuqi për të gjithë e Chiara Ferragni nuk përbën përjashtim. Blogerja e njohur është mbyllur në shtëpi dhe përmes disa postimeve në rrjetet sociale, na tregoi sesi po e kalon këtë moment: me djalin e vogël Leo, me qenushen Matilda, dhe bashkëshortin Fedez që s`ka ku shkon as ai! 

Postimi shoqërohet me hashtagun #iostoacasa, #unërrinëshpi! Chiara dhe i shoqi mblodhën brenda një dite 3 milionë euro për luftën kundër koronavirusit.

Ndjekës të shumtë i janë bashkuar fushatës për mbledhjen e fondeve, të cilat do t`i shkojnë më pas njësisë së terapisë intensive në spitalin San Raffaele të Milanos, ku stafi po lufton kundër epidemisë që ka gjunjëzuar të gjithë vendin.

Donacionet dhe thirrjet për kontribute në Itali vijnë nga Vip-a të ndryshëm, artistë e futbollistë: Alessia Marcuzzi, Francesco Facchinetti, Paulo Dybala, Emma, Arisa, Alessandra Amoroso, ndërsa dje vetëm Giorgio Armani dhuroi dje 1.25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat