Ekspozoi pjesët intime përpara xhamisë, modelja e Playboy-t rrezikon burgun!

Mediale Vip

Ekspozoi pjesët intime përpara xhamisë, modelja e Playboy-t rrezikon burgun!

Më: 11 mars 2020 Në ora: 20:41
Marisa Papen

Modelja e “Playboy”-t, Marisa Papen rrezikon burgun pasi ekspozoi pjesët intime përpara xhamisë së famshme të Stambollit “Hagia Sophia” në vitin 2018 gjatë një séance fotografike. Në foto, Marisa, 27 vjeçe shihet duke ngritur burkan përpara xhamisë ikonë otomane që është shndërruar në muze.

Zyra e Prokurorit Publik të qytetit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj me akuzën e “poshtërimit publikisht të sovranitetit të shtetit”. Kjo do të thotë se ajo mund të prangoset e dënohet maksimumi me tre vjet heqje lirie. Marisa, e cila e përshkruan veten si një “ekspresioniste me shpirt të lirë dhe me zemër të egër”, udhëtoi drejt Turqisë  me fotografin australian Jesse Walker për një seancë fotografike për fushatën e “ENKI Eyeëear”, dy vjet më parë. Krahas imazhit famëkeq të xhamisë, Papen ka pozuar nudo edhe në rajonin lindor turk të Cappadocias.

Modelja belge ka shkaktuar polemika edhe më parë, si në rastin kur pozoi nudo në Vatican duke tërhequr një kryq të madh.

Image
Marisa Papen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat