Karantina e Luana Vjollcës, moderatorja zbulon punën që ka bërë më shpesh këto ditë

Mediale Vip

Karantina e Luana Vjollcës, moderatorja zbulon punën që ka bërë më shpesh këto ditë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 07:19
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka qenë pjesë e programit ‘Ftesë në 5’ pasditen e sotme, ku në një bisedë mjaft spontane me Bietën ka rrëfyer disa detaje nga vetizolimi i saj në shtëpi.

Ajo ka treguar e qeshur duart e bëra plagë nga larja e shpeshtë, por ka theksuar se të gjithë duhet të kujdesen për higjenën e tyre.

Në vijim Luana ka treguar se kënga ‘Pa panik’, të cilën e publikoi 24 orë më parë, ka qenë e përgatitur kohë më parë, ashtu siç ka gati dhe 20 këngë të tjera në albumin e saj.

Vjollca ka pohuar se e ka marrë shumë malli për mamin dhe Marinën, të cilat nuk i ka takuar prej ditësh.

Puna më e shpeshtë që Luana ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve, ndonëse i ka dedikuar shumë kohë të gjithë shtëpisë.

Moderatorja e ka mbyllur bisedën duke përsëritur mesazhin e saj se të gjithë duhet të kenë kujdes më tepër për moshën e tretë, pasi kjo nuk është një situatë e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat