Justin Bieber shkëmben puthje pasionante me gruan, e quan ‘partnere të karantinës’

Mediale Vip

Justin Bieber shkëmben puthje pasionante me gruan, e quan ‘partnere të karantinës’

Më: 20 mars 2020 Në ora: 07:26
Justin Bieber dhe Hailey

Në kuadër të fotografive të të famshmëve nga izolimi, Justin Bieber publikoi foto me gruan Hailey.

Justin Bieber e puthi me pasion gruan e tij dhe ‘partneren në karantinë’, Hailey Bieber, në InstaStory, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Çifti i ‘nxehtë’ i shoubizit iu bashkuan një numri të të famshmëve që dokumentojnë jetën e tyre të izoluar pas pandemisë koronavirus.

Hailey, 23, dhe Justin, 26 vjeç, dukej sikur po shijonin plotësisht kohën në shtëpi në periudhën e ‘distancës sociale’.

Njësoj si ata kanë vepruar edhe shumë të famshëm të tjerë, që sollën video e fotografi të ndryshme.

Cardi B, Ellen DeGeneres, Justin Timberlake, Ashley Graham, e shumë të tjerë treguan se si po i kalojnë këto ditë të izolimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat