“Më duket si një muaj”, Ava Max flet e trishtuar pas izolimit në shtëpi

Mediale Vip

“Më duket si një muaj”, Ava Max flet e trishtuar pas izolimit në shtëpi

Më: 20 mars 2020 Në ora: 07:31
Ava Max

Ava Max thotë se po përpiqet të qëndrojë e qetë gjatë kësaj periudhe.

Ava Max ashtu si të gjithë qytetarët po vazhdon të qëndrojë e mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë.

Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe, në të cilat thotë se edhe pse është vetëm dita e gjashtë, i duket sikur një muaj.

Këngëtarja thotë se po përpiqet t’ia dalë mbanë në këtë situatë, kurse shton se vendosja e buzëkuqit nuk është ide e keqe.

“Dita e 6 e  karantinës? Duket si një muaj tashmë …. përpiqem të qëndroj e qetë dhe e përqendruar. Vendosja e një buzëkuqi të kuq ndihmon gjithmonë – si jeni?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Ava Max së fundi lansoi projektin “Kings & Queens”, për të cilin pranoi komente pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat