“Të nxjerrin videot para operacioneve plastike”, Bleona nis sfidën me këngën e saj 14 vite më parë

Mediale Vip

“Të nxjerrin videot para operacioneve plastike”, Bleona nis sfidën me këngën e saj 14 vite më parë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 08:45
Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ka ndarë pak orë më parë një video të projektit të saj muzikor të publikuar në vitin 2006, ‘Hallall e ke’. Aty artistja shfaqet me flokët në ngjyrë të kuqe dhe pamjen e kuruar si çdo herë deri në detaje.

“Hallall e ke. Pak nostalgji në ditën e karantinës. Nominoj të gjithë kolegët të nxjerrin videot para kohës së operacioneve plastike dhe fillers. Gjithsesi ju lutem pa panik”, ka shkruar Bleona krah videos së fundit në ‘Instagram’. Ndjekësit e këngëtares kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke e pyetur se pse nuk mund t’i gjejnë projektet e saj të mëparshme në ‘Youtube’, ndërsa ajo është përgjigjur se do t’i hedhë në llogarinë në ‘Instagram’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat