Labi mbledh familjen: Nëpër oborre si në vitin 1999

Mediale Vip

Labi mbledh familjen: Nëpër oborre si në vitin 1999

Më: 20 mars 2020 Në ora: 10:22
Labi mbledh familjen

Kosova po përballet me koronavirusin, ku deri me tani 21 persona kanë rezultuar të prekur me këtë virus.

Në këto ditë, kur edhe në Kosovë ka të prekur me koronavirus, njerëzit po qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Në rrjete sociale po publikohen imazhe të ndryshme nga izolimi në shtëpi, të shoqëruara me shkrime të ndryshme. Disa imazhe nga ambienti familjar sot i ka publikuar edhe këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Labinot Tahiri-Labi.

Në imazhet e publikuara në instagram, Labi shihet i rrethuar nga familjarët e tij.

“Nëpër oborre si në 1999, vetem se frika me e vogel shumë nê krahasim me luftën që përjetoi populli ynë!”, ka shkruar artisti krahas imazheve, në të cilat po merr komente dhe pëlqime të shumta. Në Kosovë 20 persona janë prekur nga koronavirusi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat