Rona Nishliu e nervozuar me qytetarët që nuk përfillin masat: Trimëri është me qëndru në shtëpi

Mediale Vip

Rona Nishliu e nervozuar me qytetarët që nuk përfillin masat: Trimëri është me qëndru në shtëpi

Më: 21 mars 2020 Në ora: 11:03
Rona Nishliu

Rona Nishliu ka reaguar ashpër pasi pa qarkullimin e madh të njerëzve këto ditë, ani pse apelohet vazhdimisht të qëndrojnë brenda.

Pas ngritjes së temperaturave, qytetarët nuk përfillën masat dhe dolën në masë të madhe jashtë.

Shqetësues ishte fakti që një numër i tyre dolën në Gërmi e parqe të ndryshme,  duke mos marrë fare parasqysh rrezikun që iu kaosej.

Pas gjithë këtyre, këngëtarja Rona Nishliu ka reaguar me anë të një postimi, ku mesazhi kryesor i saj ishte që trimi tregon ai që këto ditë qëndron në shtëpi.

Këngëtarja përmendi faktin që shqiptarët kanë krahasuar rastin me Gjermaninë e Anglinë, por nuk e menduan pjesën që shtetet tjera kanë kapacitete shumë më të madhe se ne.

Po ashtu, ajo shtoi se institucionet po bëjnë në maksimum atë që duhet brenda kushteve, por neve na mbetet pjesa jonë.

Postimin e mbylli me shpreson që numri i të infektuarve me koronavirus të mos rritet më, pasi ka shkuar në 24.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I RONËS, PA NDËRHYRJE:

“Jo, jo, nuk jeni vetëdijësu, sepse deri dje keni dalë prej Germisë e Taukbashqes e deri në Marash, për me leju “diellin me ju asgjësu virusin” tuj nejtë tubë nëpër qebe (batanije) e bari. Besa dalja në natyrë dhe sabotimi i #rrinshpi ju ka bë mirë edhe për gjendjen psikologjike. Mandej mos të harrojmë, jo vetëm natyra ju ka shijuar, disa kanë shiju ecjen apo qëndrimin ulur në shesh, pa aq shumë spektatorë, krahasuar me jetën para coronavirusit. “Coronavirusi nuk e ka destinacion RKS, se jemi të izoluar”. Mandej “nuk po tutet Gjermania e Anglia, krejt po shkojnë në punë e po vazhdon jeta normalisht”… Krahasimet i kishit me Gjermaninë e Anglinë, me vendet të cilat janë vite dritë larg për nga kapacitetet njerëzore, financiare, profesionale, për përballimin e kësaj situate.
E vërteta është që instiucionet tona po bëjnë maksimumin brenda kushteve dhe mundësive që ekzistojnë, por sa ndihmuam ne me përfilljen e rregullave dhe udhëzimeve? Ju që jeni kaq të informuar por mospërfillës, në rast shpërthimi të virusit në masë, a e dini sa respiratorë janë në gjithë RKS?

Vende shumë më të emancipuara se ne u tallën me #rrinshpi e tash janë dëshmitarë të një fataliteti të cilin as në ëndërr nuk do ta kishin besu. Le të na rrojë shpresa si asaj qytetares që po shetiste në sheshin e kryeqytetit e në voxpop të një televizioni nacional tha: “jo tybe asnji masë se kam marr, qysh te ka shkru i lumi allah qashtu le t’bahet”. Pra mbetshim me 24 raste. Amin!

#trimnieshtemenejtnshpi“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat