Manjolla Nallbani: Sa lëvizjet, ka mbetur vetëm të organizojnë “parti me shkumë”

Mediale Vip

Manjolla Nallbani: Sa lëvizjet, ka mbetur vetëm të organizojnë “parti me shkumë”

Më: 21 mars 2020 Në ora: 11:08
Manjolla Nallbani

Këngëtarja Manjolla Nallbani e cila ka dhjetë ditë që është vetizoluar në shtëpinë e saj si masë parandaluese ndaj koronavirusit, ka thënë se e ka bërë këtë pasi çdo jetë e njeriut është e rëndësishme dhe askush nuk duhet ta rrezikojë askënd.

Ajo tha se po kalon këto ditë me qetësi, gjithnjë duke menduar se ka njerëz që duhet të kalojnë këtë fazë në kushte shumë me të vështira.

“Rri në shtëpi sepse duhet të jemi të ndërgjegjshëm që jeta e tjetërkujt është shumë e rëndësishme”, ka thënë Nallbani për RTV 21.

Ajo thotë se ka qytetarë që po rrezikojnë jetën e të tjerëve me lëvizjet e tyre nëpër Shqipëri, madje shton se i ka mbetur vetëm të organizojnë “parti me shkumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat