Kylie Jenner thotë se kjo situatë në të cilën po kalojmë, na bën t’i vlerësojmë kohët e mira

Mediale Vip

Kylie Jenner thotë se kjo situatë në të cilën po kalojmë, na bën t’i vlerësojmë kohët e mira

Më: 21 mars 2020 Në ora: 12:32
Kylie Jenner

Një prej figurave më të njohura në botën e shoubizit është edhe ylli televiziv, Kylie Jenner.

Bukuroshja ashtu si të gjithë të tjerët, gjatë kësaj kohe është mbyllur në shtëpi, për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus.

Me anë të një positmi, Kylie tha se e gjithë kjo situatë e krijuar, na bën t’i vlerësojmë kohët e mira.

Ajo thotë se ka mall për familjen dhe shoqërinë, të cilët ka disa ditë që nuk ka pasur mundësi t’i takojë.

“Kjo ju bën vërtet të vlerësoni kohët e mira. Lutem për secilin nga ju. Më mungojnë shoqëria dhe familja”, ka shkruar Kylie.

Kylie Jenner dhe shumë emra të tjerë të njohur, kanë shfrytëzuar gjatë këtyre ditëve ndikimin që kanë përmes rrjeteve sociale, për të përcjellë mesazhe sensibilizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat