Angela Martini në një rrëfim të rrallë për botën e krimit në Rumani

Mediale Vip

Angela Martini në një rrëfim të rrallë për botën e krimit në Rumani

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:34
Angela Martini dhe burri i saj

Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini, ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për disa kohë, pas lajmeve që përfshinë bashkëshortin e saj, si të lidhur me botën e krimit në shtetin rumun.

Në arrati prej shumë kohësh Dragos Scavulescu iu dorëzua autoriteteve italiane.

Në një rrëfim për Revista Who, Angela Martini ka treguar versionin e saj, në lidhje me gjithë ngjarjen e bujshme, në të cilin u përfol emri i bashkëshortit të saj.

Modelja ka theksuar se në Rumani korrupsioni është i theksuar dhe se bashkëshorti i saj është i pafajshëm, dhe pre e një mashtrimi.

Ajo ka treguar se burri i saj ka marrë 10 avokatë për të zgjidhur çështjet ligjore dhe se Shërbimet Sekrete romune kanë abuzuar dhe nuk kanë respektuar ligjin.

Deklarata e Angela Martinit

“Kam parë shumë komente në shtypin shqiptar, të kopjuara plotësisht nga shtypi rumun. Nuk kam dashur të flas përsëri për këtë temë, duke qenë se dhashë një deklaratë të gjatë verën e kaluar. Por do ta sqaroj edhe njëherë gjithçka lidhur me këtë histori:

Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë, ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane.

Është një situatë e çuditshme për një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç është Rumania. Atje Shërbimi Sekret ka krijuar një linjë paralele që kryesisht kontrollon ilegalisht të gjitha pikat e rëndësishme të vendit: politikën, drejtësinë, shtypin dhe shumicën e bizneseve.

Çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. Ata përdorin shtypin për të shkatërruar imazhin e njerëzve dhe urdhërojnë gjyqtarët të dënojnë armiqtë e tyre. 80% e biznesmenëve më të rëndësishëm rumunë janë nën hetim, në emër të “luftës kundër korrupsionit”është shprehur Anxhela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat