Childish Gambino lanson albumin e ri “3.15.20” - Bota Sot
Childish Gambino lanson albumin e ri “3.15.20”

Mediale Vip

Childish Gambino lanson albumin e ri “3.15.20”

Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:16
Childish Gambino

Aktori njëherësh reperi i njohur, Donald Glover, i cili performon me emrin artistik si Childish Gambino, ka lansuar albumin e katërt me radhë.

Albumi titullohet “3.5.20” dhe përmban bashkëpunime me artistë të njohur si: Ariana Grande dhe 21 Savage.

Albumi është në dispozicion përmes platformave muzikore digjitale, si dhe në uebfaqen zyrtare të reperit “Donald Glover Presents”.

Në këtë album vetëm dy prej këngëve titullohen “Algorhythm” dhe “Time”, teksa të tjerat identifikohen sipas kohës në të cilën shfaqen në album, të tilla si: “0.00” dhe “12.38”.

Artisti në të kaluarën kishte deklaruar se planifikonte ta lansonte edhe një album, para se të hiqte dorë nga nofka e tij artistike, Childish Gambino.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat