Kënga “Break my heart” dhe albumi i ri i Dua Lipës lansohet këtë javë

Mediale Vip

Kënga “Break my heart” dhe albumi i ri i Dua Lipës lansohet këtë javë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 18:23
Dua Lipa

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë dhe tanimë të gjithë po presim për albumin e saj të ri, posaqërisht në këtë kohë pandemie globale.

Dhe këngëtarja 24-vjeçare së fundmi i ka azhurnuar fansat e saj me lajme të reja rreth “Future Nostalgia”.

Ky album, i cili pritej të lansohet më datë 3 prill, u bë e ditur se do të publikohet gjatë kësaj jave, më saktësisht më 27 mars (e premte).

Dua njëherësh tregon se projekti “Break my heart” i shoqëruar me video publikohet dy ditë para albumit, më 25 mars (e mërkurë).

“Kjo është ajo që keni humbur në Instagramin tim. Break my heart dhe videoja publikohet këtë të mërkurë, 25 mars, albumi Future Nostalgia publikohet këtë të premte më 27 mars dhe datat e reja të koncerteve në Evropë njoftohen nesër në orën 10”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Deri më tani janë publikuar tre këngë nga albumi i saj i ri: “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat