Mbrëmjet e Dua Lipës dhe të dashurit të saj në karantinë - Bota Sot
Mbrëmjet e Dua Lipës dhe të dashurit të saj në karantinë

Mediale Vip

Mbrëmjet e Dua Lipës dhe të dashurit të saj në karantinë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:56
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa po qëndron pranë të dashurit gjatë kësaj kohe.

Dua Lipa gjatë kësaj periudhe kur e gjithë bota është në panik nga koronavirusi, është mbyllur në shtëpi.

Këngëtarja po qëndron bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, ndërsa nuk mungojnë imazhet e tyre në rrjete sociale.

Së fundi, Dua ka publikuar një video, ku shfaqet duke e përkëdhelur të dashurin dhe i dhuron puthje atij.

Ajo këtë kohë po e shfrytëzon edhe për të bashkëbiseduar me fansat, me të cilët flet rreth projekteve të reja.

Dua planifikon që ta publikojë albumin e ri “Future Nostalgia” më 27 mars, kurse në të njëjtën ditë sjell në YouTube edhe këngën “Break my heart”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat