U pagua për të thënë se ka koronavirus? Flet aktori i njohur

Mediale Vip

U pagua për të thënë se ka koronavirus? Flet aktori i njohur

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:20
Idris Elba

Idris Elba ka hedhur poshtë akuzat ku thuhet se ai u pagua për të thënë se u infektua me koronavirus.

Idrit Elva ka folur për akuzat që i janë bërë, ku u tha se ai ishte paguar për të thënë se është prekur me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Aktori 47-vjeçar, i cili u diagnostikua dy javë më parë, ka qenë në izolim me gruan e tij Sabrina, 29 vjeç, e cila zbuloi se e kontraktoi virusin ditët e fundit.

Ai u pyet se si e bëri testin për COVID-19, kur shumë të tjerëve iu shfaqen simptomat, ylli u përgjigj përmes një videoje ‘live’ në Instagram.

Aktori tha se nuk duhet të shikohet se a është dikush i pasur apo i varfër, testi duhet t’i bëhet atyre që kanë nevojë.

Due iu referuar akuzave të çuditshme që iu bënë, Idris tha “Ideja që dikush si unë mund të paguhet për të thënë që kam koronavirus. Kjo është çmenduri absurde! Një marrëzi e tillë.

“Kjo është marrëzi. Unë dhe gruaja ime Sabrina nuk mund të përfitojmë asgjë nëse themi se kemi marë koronavirusin. Nuk e kuptoj logjikën e kësaj”, shtoi ai.

Idris dhe Sabrina konfirmuan ditë më parë se janë prekur me koronavirus si dhe treguan se gjendja e tyre është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat