Kylie Jenner dhuron një milion dollarë për mjekët për t’i ndihmuar me gjendjen e koronavirusit - Bota Sot
Kylie Jenner dhuron një milion dollarë për mjekët për t’i ndihmuar me gjendjen e koronavirusit

Mediale Vip

Kylie Jenner dhuron një milion dollarë për mjekët për t’i ndihmuar me gjendjen e koronavirusit

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:47
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka arritur të ketë pasuri në vlerë mbi një miliard dollarë falë markës së saj të njohur “Kylie Cosmetics”.

Dhe modelja 22-vjeçare po ndan disa nga ato pasuri për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor që po trajtojnë pacientë të diagnostikuar me coronavirus, shkruan DailyMail.

Të mërkurën u pretendua nga TMZ që ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” ka dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar mjekët të marrin maska për fytyrën, mbrojtëse të fytyrës dhe mjete mbrojtëse që u duhen për të ndihmuar të sëmurët.

Gjinekologia e cila u kujdes për ardhjen në jetë të vajzës së saj, Stormy, falënderoi Kylien duke u shprehur: “Unë jam pa fjalë, sytë e mi janë të mbushur me lot gëzimi dhe zemra ime është kapluar nga mirënjohja”.

“Unë shpreha një dëshirë për Universin që të mblidhte maska mbrojtëse për punonjësit tanë të guximshëm të kujdesit shëndetësor dhe sot ëndrra ime u realizua”, theksoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat