Këngëtarët botërorë me performanca nga shtëpia për bamirësi - Bota Sot
Këngëtarët botërorë me performanca nga shtëpia për bamirësi

Mediale Vip

Këngëtarët botërorë me performanca nga shtëpia për bamirësi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:14
Dua Lipa

Yjet botërore po mbajnë koncerte nga shtëpia për bamirësi.

Billie Eilish, Mariah Carey dhe Alicia Keys do të performojnë nga shtëpia, kurse paratë e mbledhura do t’i dhurojnë për bamirësi në luftën kundër koronavirusit, shkruan BBC.

Yjet me distancë shoqërore do të këndojnë ‘live’ nga shtëpitë e tyre, për një orë dhe prezantohet nga Elton John, të dielën.

Një ditë më pas, Eilish do të shfaqet së bashku me BTS, Dua Lipa dhe të tjerët në një tjetër shfaqje televizive për mbledhjen e fondeve.

Ata do të performojnë në koncertin ku marrin pjesë BTS në Korenë e Jugut, Dua Lipa në Londër, Andrea Bocelli në Itali dhe Eilish, me vëllain e saj Finneas O’Connell dhe John Legend në Los Angeles.

Ngjarja, e quajtur Homefest, do të transmetohet në CBS dhe do të mbledhë fonde për fondacionin CDC [Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve] Fondacioni bamirës do t’i ushqejë  fëmijët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat