Fjolla Morina: Pas koronës, kërkohet një revolucion i madh popullor

Mediale Vip

Fjolla Morina: Pas koronës, kërkohet një revolucion i madh popullor

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:48
Fjolla Morina

Fjolla Morina ende shprehet e mllefosur me situatën aktuale politike në vend.

Fjolla Morina për disa ditë me radhë po komenton situatën politike në Kosovë.

Madje, ka pasur shumë raste që këngëtarja ka shkuar edhe me fyerje ndaj politikanëve, për shkak se i duket e pavend e gjithë kjo krizë e krijuar në kohën e koronavirusit.

Përmes postimit të fundit, ajo shkroi “Dhe mbas corones kerkohet nje revolucion i madh popullor”.

Në postimet që ka bërë lidhur me politikën, Fjolla ka shprehur haptas përkrahjen për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Image

Këngëtarja këto ditë po i kalon e izoluar në shtëpi, për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat