Renovimet e fqinjëve përmbysën banesën e Duas dhe e detyruan të marrë këtë vendim

Mediale Vip

Renovimet e fqinjëve përmbysën banesën e Duas dhe e detyruan të marrë këtë vendim

Më: 28 mars 2020 Në ora: 12:37
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid u detyruan të izolohen në një shtëpi rasti, pasi fqinjët përmbysën banesën e tyre.

Ajo po iu përbahet rregullave, po qëndron e izoluar për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan DailyMail.

Dua Lipa ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, ishin detyruar të izolohen në një shtëpi rasti “Air B&B”.

Krijuesja e hitit, “Don’t Start Now”, 24 vjeçe, ishte e ftuar së fundmi në Radio Capital në emisionin e mëngjesit, ku tregoi se si kur ishte kthyer në shtëpi nga turneu në Australi, e gjeti apartamentin e saj ‘të shkatërruar ’nga renovimet e shtëpisë së fqinjëve.

Ylli foli edhe për pandeminë që mbërtheu botën dhe diskutoi për trishtimin e saj që nuk arriti që këtë kohë të çuditshme ta kalonte në vendbanimin e saj.

Ajo tha: “Tani jam detyruar të qëndroj në një shtëpi të rastit, sepse banesa ime është shkatërruar praktikisht. Kështu, fqinjët e mi kanë rinovuar sipër shkallëve gjatë javëve të kaluara dhe unë kam qenë larg në Australi”.

“Kur u ktheva dy javë më parë, unë hyra në dhomën time dhe pash dyshemen e mbuluar me ujë. Kishte pikuar nga lart poshtë për javë të tëra, kështu që kishte vetëm një përmbytje të madhe në të gjithë shtëpinë time për fat të keq”, shtoi ajo.

Dua Lipa dje publikoi albumin e ri, ajo fillimisht kishte planifikuar ta poblikojë atë më 3 prill, por e nxori më 27 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat