Capital T flet për herë të parë rreth qëndrimit të tij për martesën

Mediale Vip

Capital T flet për herë të parë rreth qëndrimit të tij për martesën

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:55
Capital T

Reperi i njohur, Capital T është treguar gjithmonë shumë i rezervuar sa i përke tjetës private.

Ai nuk ka qenë asnjëherë i përfolur për ndonjë lidhje, gjersa ka preferuar edhe që në intervista të mos prononcohet asnjëherë rreth kësaj pjese, duke thënë se i gjithë fokusi i tij është në rrafshin profesional.

Së fundmi, ai u dha mundësinë ndjekësve të tij në InstaStory që t’i parashtrojnë nga një pyetje dhe më pas ai do t’i përgjigjej.

Image

I  pyetur nga një fans/e se në çfarë moshe e sheh veten të martuar, Kapo foli për herë të parë për qëndrimin e tij rreth martesës.

“Nuk shkon me moshë, por kur te ndjen që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi edhe e ki personin e duhur që ta provon fashurinë dhe që i tejkalon krejt sendet për ty, po normalisht duhet me qenë reciproke”, ka shkruar reperi 28-vjeçar.

Capital T përndryshe ka treguar se është duke punuar intensivisht në projektin e tij të ri “Skultpurë”, që do ta publikojë pas mbarimit të gjendjes së coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat