Aktori shqiptar ofrohet si vullnetar për të luftuar koronavirusin: Nuk jam mjek as infermier, por kam patentë

Mediale Vip

Aktori shqiptar ofrohet si vullnetar për të luftuar koronavirusin: Nuk jam mjek as infermier, por kam patentë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:07
Gent Hazizi

Aktori shqiptar Gent Hazizi i ka bërë thirrje autoriteteve që të shkojë si vullnetar për të shërbyer luftën ndaj koronavirusit.

Në një fotografi të patentës së tij, Hazizi shkroi në Instagram se nuk është as mjek e as infermier, por mund të shërbejë si shofer ambulance apo me shpërndarje ushqimesh.

Shkrimi i plotë:

Me këtë foto të patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 ditë i mbyllur në shtëpi dhe baba i 3 fëmijëve. Janë mobilizuar në këtë luftë e po sakrifikojnë shumë prej nesh e Mirënjohje për të gjithë ata që janë në vijën e parë!Unë nuk jam i aftë as si infermier e as si mjek por jam i aftë të ngas makinën.

Dua të ofrohem vullnetar qoftë si shofer ose për çdo lloj pune tjetër në shpërndarje ushqimesh ose dhe për ti bërë pazarin pensionistëve tek njësia 5 në atë ore leje që do kemi nga e hëna!

Nuk do surprizohesha aspak sikur të më merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkisë apo Ministrja e Shëndëtsisë në telefon e të më thoshte: Artisto bravo,nluftë jena por ti na duhesh që trrish mshpi e kshu ke bo detyrën tate!

Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nëse dikush më mer e më thotë:Artisto kena punë për ty si shofer ambulance,duhet të shpërndash këto ushqime ose bëj pazar për pensionistet e njësisë 5 se vetëm 1 orë leje ke!Vullnetarisht do e bëja pa asnjë pagesë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat