Labi viziton plakun nga Drenica që emocionoi të gjithë me gjestin e tij

Mediale Vip

Labi viziton plakun nga Drenica që emocionoi të gjithë me gjestin e tij

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:03
Labinot Tahiri

Pas ndihmës së dërguar në Kaçanik, Labinot Tahirit u ftua nga Zenel Beka në shtëpinë e tij.

Labinot Tahiri sot ndau afro 300 pako ushqimore dhe sende të tjera në Kaçanik, dhe pas kësaj mori rrugë në Drenicë ku qe i ftuar në konakun e  Zenel Bekas, ku mbet edhe i mahnitur me gjestin e plakut.

Këngëtari me anë të postimit të bërë njoftoi se plaku nga Drenica ka dhuruar mullirin e tij për të gjithë njerëzit me nevojë, dhe përveç kësaj ai së bashku me familjen e tij dhuruan edhe 300 euro për familjet me asistencë sociale.

Ky gjest u vlerësua shumë nga Labi i cili thotë “Se këto veprime i kanë hije Shqiptarëve”.

Postimi i plotë:

Pas 300 pakove ushqimore, si donacion në Kaqanikun legjendar, mora rrugën për te plaku, tani shum i dashur dhe njohur për ju popull i dashur z.Zenel Beka!

Baca Zenel me zemer të madhe si i ka hije një Shqipëtari ka vënë në dispozicion Mullirin e tij 24h për të gjithë ata që kanë nevojë.
Unë, isha i ftuar nga baca Zenel, për drekë në konakun e tijë, ku na priti bashkë me familjen dhe na nderoi me një drekë tradicionale Shqipëtare dhe muhabet Odash , ashtu siq di ta bëjë mësë miri baca Zenel!
U ndjeva i nderuar me mikpritjen e tijë.

I nderuari Baca Zenel dhe familja i dhuruan 300 euro për familjet me social!

Vazhdojmê nesër…! 

Me respekt, Labi
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat