Aktori i ri shqiptar Ernis Ibra do të luajë në të njëjtin serial me Burak Ozçivit

Mediale Vip

Aktori i ri shqiptar Ernis Ibra do të luajë në të njëjtin serial me Burak Ozçivit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 21:53
Ernis Ibra, Burak Ozçivit

Ishte raportuar muaj më parë se biznesmeni shqiptar i cili jeton dhe vepron në Turqi, Ernis Ibra, ka fituar një rol të madh kinematografik në Turqi.

Ai përkatësisht do të jetë pjesë e një seriali të ri në Stamboll, i cili është prodhim i “Ay Yapim”, që njihet si kompania më e madhe filmike në kinematografinë turke.

Por nuk mbaron këtu, pasi në këtë serial Ibra do të luajë krah ermave të njohur të aktrimit në Turqi, e një ndër ta do të jetë edhe aktori Burak Özçivit.

Burak Özçivit është i njohur për publikun kosovar më shumë si “Kemali”, gjersa në Turqi njihet si një prej aktorëve më të njohur, i cili ndiqet nga mbi 14 milionë njerëz vetëm në rrjetin social Instagram.

Biznesmeni nga Kosova, tashmë aktor në këtë serial nuk ka dhënë ende detaje për shkak të kontratës, por që gjithsesi është shprehur i entuziazmuar për rolin e tij të ri në këtë film.

Sukseset e shqiptarëve në fushën e artit jashtë vendit kanë qenë gjithnjë të dëshmuara, e sukseset duket se nuk po ndalen tashmë edhe në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat