Aurela Gaçe ribashkohet me vajzat pas 14 ditëve

Mediale Vip

Aurela Gaçe ribashkohet me vajzat pas 14 ditëve

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:37
Aurela Gaçe me vajzat

Nëse dikush është për t’u marrë shembull për respektimin e kushteve të karantinës, ai person pa dyshim se qenka Aurela Gaçe.

Këngëtarja e njohur ka ndjekur me përpikmëri të gjitha rekomandimet duke zgjedhur të qëndrojë tërësisht larg vajzave për dy javë, kjo për faktin sepse ishte kthyer në mes të Marsit nga Amerika, atje ku ishin të paraparë koncerte të cilat u anuluan me përshkallzimin e situatës në nivel globi.

Pasi kanë kaluar 14 ditë të plota dhe fatmirësisht këngëtarja nuk ka manifestuar simptoma të COVID-19, ajo është bashkuar sot me pjesën tjetër të familjes, siç ka treguar përmes një postimi emocionues në Instagram.

‘Pas 14 diteve vetë-izolim (për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoj. Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e i ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore. Por edhe për ata prindër qe na kanë dhënë jetën’- shprehet mes tjerash këngëtarja në postimin e bërë.

Nga fotografia e ndarë me ndjekësit e shumtë, më të lumturat pa dyshim se duket të jenë vajzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat