Demi Lovato zbulon të dashurin aksidentalisht në një video ‘live’ në Instagram

Mediale Vip

Demi Lovato zbulon të dashurin aksidentalisht në një video ‘live’ në Instagram

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:06
Demi Lovato

Demi Lovato kishte qëndruar për vite me radhë e rezervuar rreth jetës private.

Thashethemet kanë qarkulluar në lidhje me një romancë mes Demi Lovatos dhe aktorit Max Ehrich – dhe tani duket se është konfirmuar, pasi ajo aksidentalisht u shfaq në Instagramin e tij teksa ishte ‘live’ dhe shihet qartë se dyshja ditët në karantinë po i kalojnë së bashku.

Demi Lovato ka bërë një rikthim me përmasa epike këtë vit – duke rifilluar karrierën e saj muzikore, duke u kujdesur për shëndetin e saj mendor, dhe po shihet se është duke kaluar me njeriun e ‘ëndrrave’ Max Ehrich.

Aktori i ‘Young dhe Restless’ dhe Demi deri më tani kanë arritur të mbajnë sekret marrëdhënien e tyre, ne jemi të befasuar që është dashur kaq gjatë që njëri prej tyre të ‘rrëshqasë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat