Ditëlindje në karantinë, Vlora Dumoshi uron këshilltaren e saj me fjalët më të mira

Mediale Vip

Ditëlindje në karantinë, Vlora Dumoshi uron këshilltaren e saj me fjalët më të mira

Nga: Bota sot Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:57
Dafina Mehmeti dhe Vlora Dumoshi

Situata aktuale me pandeminë koronavirus sikur ka ndaluar funksionimin e botës në mënyrë normale. Duket sikur çdo gjë ka ngecur në një vend, gjersa datat në kalendar vazhdojnë të ndërrohen vetëm formalisht, pa u vënë re.

Ata që kanë lindur në muajin mars nuk patën mundësi që t'i festojnë ditëlindjet e tyre sikurse viteve të mëparshme. Koronavirusi i ka detyruar ata të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të marrin urime në mënyrë virtuale.

 Ky është një moment i rëndësishëm kur duhet t'ia dimë vlerën zhvillimit të teknologjisë! Kësisoj, nga karantina edhe Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka uruar këshilltaren e saj, Dafina Mehmeti për ditëlindje, me fjalët më të mira. Njësoj po bëjnë edhe njerëzit e tjerë.

Ata po postojnë fotografi të ndryshme nga festimi i ditëlindjeve në ambiente familjare. Duket sikur pandemia COVID-19 po na bën ta kuptojmë më mirë vlerën e familjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat