Dafina ua largon vëmendjen nga pandemia, sjell imazhe joshëse nga plazhi

Mediale Vip

Dafina ua largon vëmendjen nga pandemia, sjell imazhe joshëse nga plazhi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:08
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri me mendje është në plazh.

Dafina Zeqiri sot ka hapur arkivat e fotografive në rrjete sociale, e në imazhet që publikoi erdhi tejet joshëse.

Këngëtarja, publikoi disa fotografi me bikini, në të cilat si zakonisht në plan të parë ishte figura e saj trupore.

Në njërin imazh, ajo ishte shtrirë në pishinë, teksa ktheu të pasmet në kamerë, kurse në foton tjetër kishte pozuar pranë pasqyrës.

Në një tjetër foto, Dafina shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa me duar mbulon gjoksin dhe ia ktheu shpinën kamerës.

Këto dhe shumë imazhe të tjera joshëse të Dafinës, ishin realizuara gjatë pushimeve të saj në Maldive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat