“Nuk mund ta takoj Feron”, Arbenita e shqetësuar pasi mbeti e bllokuar në Londër

Mediale Vip

“Nuk mund ta takoj Feron”, Arbenita e shqetësuar pasi mbeti e bllokuar në Londër

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:51
Fero dhe Arbenita

Arbenita mbeti në Londër për shkak të pandemisë.

Koronavirusi ka bërë që shumë shtete t’i mbyllin kufijtë dhe të anulohen shumë fluturime.

Për shkak të pandemisë, modelja Arbenita Ismajli ka ngelur e mbyllur në Britani, por kjo gjë po bën që të ketë mall për më të dashurit e saj.

Ajo përmes një postimi tregoi se është mërzitur ngase këto ditë të karantinës po i kalon larg familjes dhe të dashurit.

“Kam ngecur në Londër. Nuk mund të kthehem për të takuar familjen dhe të dashurin. Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë mirë,” ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Fero dhe Arenita janë shumë të komentuar në shtypin rozë, që prej kur e bënë publike lidhjen.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat