Beteja kundër koronavirusit, Princi William del në frontin e parë të luftës, ja vendimi që ka marrë

Mediale Vip

Beteja kundër koronavirusit, Princi William del në frontin e parë të luftës, ja vendimi që ka marrë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 10:14
Princi William

Ndërsa stafet mjekësore përballen me koronavirusin shumë njerëz kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar në këtë betejë me “armikun e padukshëm”.

Dhe duket se Princi William i Britanisë është mes njerëzve që do japin kontributin e tyre në këtë luftë.

Raportohet se ai dëshiron ti kthehet punës së tij si pilot i ambulancës ajror për të dhënë ndihmën e tij në luftën kundër koronavirusit.

Ai do të transportojë pacientët me COVID-19, të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kujtojmë që babai i tij, Princ Charles u infektua me koronavirus dhe vetëm pak ditë më parë doli nga izolimi.

Të dy gjyshërit e William, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, janë në izolim.

Dhe Mbreti i ardhshëm britanik dëshiron të shkojë më tej për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“William e ka menduar seriozisht të kthehet si një pilot i ambulancës ajrore për të ndihmuar në pandeminë aktuale. Ai e di se i gjithë vendi po bën përpjekjet e tij dhe dëshiron të ndihmojë,”– tha një burim pranë Princit.

Por shtoi se roli i tij ai i vetmi anëtar aktiv i familjes mbretërore është thelbësor.

“Ky rol është edhe më i rëndësishëm tani, duke pasur parasysh që Charles është sëmurë, Harry është larguar me Meghan. Por William është shumë i prirur të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar,”- u shpreh burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat