Aktorja amerikane Ali Wentworth infektohet me Covid-19

Mediale Vip

Aktorja amerikane Ali Wentworth infektohet me Covid-19

Më: 2 prill 2020 Në ora: 10:30
Ali Wentworth

Aktorja amerikane Ali Wentworth ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet postimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram.

“Kam rezultuar pozitive për coronavirus. Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë. Kam ethe, dhimbje të tmerrshme të trupit”. Unë jam e izoluar nga familja ime. Ky është një mjerim i pastër”, u shpreh 55-vjeçarja pranë postimit.

Ndërkohë, Andy Cohen, i cili së fundmi doli nga karantina pasi testoi pozitivisht për coronavirus, i dha Wentworth disa këshilla se si të luftonte sëmundjen vdekjeprurëse.

“Më vjen shumë keq. Tylenol, Vitamina C, Pulsi oxymeter për të matur oksigjenin tuaj në mushkëri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat