Babai iu diagnostikua me koronavirus, Dj i ‘Threedots’ ka një apel për të gjithë

Mediale Vip

Babai iu diagnostikua me koronavirus, Dj i ‘Threedots’ ka një apel për të gjithë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:01
Dhimitër Kraja

Vicky ka një apet për të gjithë qytetarët.

Së fundmi është bërë e ditur se doktori Dhimitër Kraja është prekur nga virusi Covid-19.

Ai është babai i Dj të njohur të Threedots, Vicky. Duke qenë se i ati i tij është prekur nga virusi i cili është përhapur në të gjithë botën, ky i fundit ka një apel për të gjithë qytetarët.

“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime…por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutemi të ndiqni keshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje”, u shpreh ai në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat