Besart Halimi injoron vendimin e qeverisë, del edhe pas orës 17:00

Mediale Vip

Besart Halimi injoron vendimin e qeverisë, del edhe pas orës 17:00

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:38
Besart Halimi

Besart Halimi siç duket e ka shkelur vendimin e qeverisë, për të mos dalë në qarkullim pas orës 17:00.

Qeveria e Kosovës në detyrë si masë për parandalimin e koronavirusit, kishte marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00.

Këngëtari Besart Halimi rreth orës 18:00 ndau një fotografi në Instagram, ku shihet në veturë në rrugë, e lokacion ka Prishtinën.

Nuk dihet nëse fotografia ishte bërë më parë, por nëse është bërë në momentin qe e ka hedhur në storje, ai ka shkelur vendimin e qeverisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat