Oprah Winfrey është figura e radhës publike që hapi portofolin e saj në mes të pandemisë.
Ajo dhuroi 10 milionë dollarë për të ndihmuar amerikanët, e këtë gjë e konfirmoi përmes një postimi në Instagram.
Winfrey bëri të ditur se 1 milion dollarë nga donacioni i saj do të shkojnë për “America’s Food Fund”.
Nisma u themelua nga aktori Leonardo DiCaprio dhe Laurne Powell Jobs të enjten me mbështetjen e Apple dhe Fondacionit Ford, me qëllim të ofrimit të lehtësimit të urisë për komunitetet e prekura nga koronavirusi.
“Të gjithë ata që janë ulur në shtëpi dhe mendojnë, nuk e di se çfarë të bëj dhe nuk e di se ku mund t’i jap paratë e mia, e di se mund t’i besoj paratë e mia në duart tuaja”, tha Winfrey.
“Unë po dhuroj 10 milionë dollarë për të ndihmuar amerikanët gjatë kësaj pandemie në qytete në të gjithë vendin dhe në zonat ku jam rritur”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Donacione kanë dhuruar edhe të famshëm të tjerë, përfshirë edhe Ryan Reynolds dhe Blake Lively, të cilët dhuruan 1 milionë dollarë.
SHPËRNDAJE