Emina Cunmulaj është mbyllur në shtëpi me dy vajzat e saj për shkak të koronavirusit, duke u tërhequr nga aktivitet e saj si modele.
Ajo po kalon kohën duke u kujdesur për fëmijët e saj dhe shtëpinë.
Dhe së fundmi është futur duke pastruar garazhin pasi ia kërkoi bashkëshorti i saj biznesmen.
Modelja shqiptare publikoi një video ndërsa shihet duke pastruar garazhin e makinave.
Ndësa në përshkrimin e videos shkruan: “Burri im më kërkoi të pastroj garazhin …. A je i lumtur zemër, të pëlqen ????”
Më pas thekson se këtë gjë e bëjnë vetëm gratë shqiptare dhe asnjë tjetër.
“Gruaja shqiptare se askush tjetër ??”- shtoi ajo.
Ndërkohë që Emina pastron aty shihet një prej vajzave të saj me kukull në dorë, e cila qeshën ndërsa nëna e saj pastron.
Megjithatë ajo e ka marrë këtë situatë me shumë qetësi dhe e ka kaluar me sportivitet.