E krahasojnë me Boris Johnsonin, reagon këngëtari i njohur

Mediale Vip

E krahasojnë me Boris Johnsonin, reagon këngëtari i njohur

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:08
Boris Johnson

‘Ai është në të 50-tat e tij dhe unë jam 23 vjeç’, Lewis Capaldi pranon se ndihet i fyer kur fansat e krahsojnë me kryeministrin Boris Johnson.

Lewis Capaldi ka pranuar se fyhet kur njerëzit thonë se ai duket si Boris Johnson, shkruan DailyMail.

Këngëtari britanik, 23 vjeç, u tha fansave në Facebook se nuk i pëlqen të dëgjojë që i ngjan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, 55 vjeç, duke pasur parasysh që dyshja kanë një diferencë moshe 33 vjeç.

Image

Boris ka qenë në izolim tash e një javë pas testimit pozitiv për koronavirus, pasi vendi mbetet në bllokim për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Lewis u tha fansave në Facebook “Unë nuk po mendoj ta krahasoj veten me kryeministrin edhe pse njerëzit thonë se dukem si Boris Johnson”.

Image

“Faleminderit të gjithëve, megjithëse më bëni të ndihem keq. Jo sepse ai është i shëmtuar, por ai është të dyzetat ndoshta pesëdhjetat e tij dhe unë jam 23 vjeç”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat