“I trembem të ardhmes, nuk shoh më dritë sepse njerëzit s’kanë bukë të hanë”, Elton Deda flet për situatën pandemike

Mediale Vip

“I trembem të ardhmes, nuk shoh më dritë sepse njerëzit s’kanë bukë të hanë”, Elton Deda flet për situatën pandemike

Më: 4 prill 2020 Në ora: 23:40
Elton Deda

Elton Deda i frikësohet të nesërmes.

Elton Deda sot ishte në lidhje të drejtpërdrejt me News 24, ku flet për frikën e tij dhe pasojat që kjo pandemi është duke shkaktuar për të gjithë qytetarët.

Ai kërkon nga Qeveria e Shqipërisë mbështetje më të madhe tek personat që humbën punën dhe bizneset që janë mbyllur për shkak të COVID-19.

“Unë i trembem së ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Mesazhi im duhet të ishte shumë optimist, po nuk e ndjej veten ta bëj. Ndaj nuk dua të shtirem. S’e ndjej veten shumë optimist. Do kemi luhatje të mëdha ekonomike që do përjetojnë njerëzit dhe Eltoni. Por them; durim, durim. S’dua të them gjera që janë kot; “oh sa bukur po kalojmë në shtëpi”. I trembem të nesërmes. Ka gjera që do vijnë natyrshëm. Asgjë nuk vjen e forcuar. Unë i trembem të ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Nuk kam çfarë të them, se artistët nuk kanë pse të ndihmohem. Ka njerëz që s’kanë bukë t hanë. Ka njerëz që janë pushuar nga puna. Artist është një gradë që është keqtrajtuar në të kaluar. Por në këto momente që jemi, duhet ë ndihmohem njerëzit që kanë dalë prej pune, njerëzit që kanë falimentuar me bizneset” tha Elton Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat